Home Aktualitet Vrasja e Niku...

Vrasja e Nikulajt, Daily Mail: Ekstradimi vendoset në nëntor

46
0

Biznesmeni Ardian Nikulaj, 51 vjeç, u qëllua gjashtë herë nga një person në Prill dhe krimi u filmua nga kamerat e sigurisë. Detektivët pretendojnë se 3 britanikë, duke përfshirë edhe nënën e një djali 7 vjeç, ishin të përfshirë, shkruan më tej Daily Mail.

Dyshimet e autoriteteve janë që Edmond Haxhia kontaktoi me Harriet Bridgeman, Steven Hunt dhe Thomas Mithan për ta ndihmuar që të lajë hesapet prej disa dekadash me Nikulajn, shkruan e përditshmja britanike. Tashmë qeveria shqiptare kërkon që këta tre britanikë të ekstradohen në Shqipëri dhe të nisë gjyqi ndaj tyre për vrasje.

“Nëse dënohen, ata rrezikojnë minimalisht 31 vjet në burg. Magjistratët e Westminster dëgjuan se të afërmit e Haxhisë dhe Nikulajt ishin në një gjakmarrje të dhunshme që datonte vite më parë tek një vrasje në një karburant për para”, shkruan Daily Mail që më vonë jep edhe kronologjinë e ngjarjes.

Më 25 Qershor 1997, në Lezhë, Gëzim Lekstakaj dhe Lorent Gjetja, dyshohet se vranë Pëllumb Nikulajn, vëllain e Ardian Nikulajt. Në Shtator të atij viti, Lekstakaj dhe Gjetja u qëlluan për vdekje në shenjë hakmarrje, sulm për të cilin thuhet se e organizoi Nikulaj.

Në Mars të vitit 1999, në një fshat të Shqipërisë, dy anëtarë të familjes Lekstakaj, Gjovalini dhe Pjetri, qëlluan drejt Nikoll Nikulajt, xhaxhait të Ardianit. Nikolla u kundërpërgjigj me çifte duke vrarë Gjovalinin dhe plagosur Pjetrin. Daily Mail shkruan se ky i fundit u arratis drejt Birminghamit. Në vitin 2007, Shqipëria tentoi që të ekstradonte Pjetrin, por dështoi. Avokati i Lekstakajve argumentoi se ai vuante nga çrregullimi i stresit post-traumatik dhe burgjet shqiptare nuk ishin në gjendje ta trajtonin këtë gjendje. Gjyqtari i çështjes pranoi këtë argumentim.

Sa i përket rastit të fundit, Daily Mail shkruan se Bridgeman, Hunt dhe Mithan udhëtuan në Shqipëri për të survejuar Ardian Nikulajn në lokalin e tij në Shëngjin. Dyshimet janë që Haxhia të jetë organizator. Një tjetër person, një 27-vjeçar nga Portugalia, dyshohet si autori që ka qitur me armë.

“Më 19 Prill në një bar në Shëngjin, Ardian Nikulaj u qëllua 6 herë me armë dhe u vra. Kamerat e sigurisë nga lokali tregojnë si ndodhi ngjarja. Mund të shikoni një person që hyn në lokal me një kokore motori dhe një jelek fluorishent, qëllon gjashtë herë dhe largohet me një motor gri. Ky është qartësisht në sulm i paralajmëruar dhe që kishte një nivel të rëndësishëm planifikimi dhe specifikisht shënjestrimi të viktimës, i përshkruar si i përfshirë në një gjakmarrje në Shqipëri mes dy familjeve rivale”, tha Zoe Lash, e cila përfaqëson qeverinë shqiptare në gjyq sipas Daily Mail.

“Haxhia dyshohet se është organizatori i vrasjes. Edmond Haxhia është kushëri me një familje që quhet Lekstakaj. Ata janë në gjakmarrje me familjen e viktimës që prej vitit 1997 kur pretendohet se vranë vëllain e viktimës”, është shprehur më tej Lash.

Haxhia, Hunt, Bridgeman dhe Mithan mohojnë që kanë survejuar viktimën. Haxhia mohon që të ketë organizuar vrasjen. Haxhia, Hunt dhe Mithan vijojnë të jenë në paraburgim. Vetëm Bridgeman ka mundur të dalë me kush pasi babai i saj pagoi 20 mijë Dollarë. Sipas Daily Mail, seanca dëgjimore për ekstradimin pritet që të mbahet në nëntor.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit