Home Aktualitet Vrasja e poli...

Vrasja e policit, Lista Serbe: KFOR-i dhe EULEX-i të frenojnë Albin Kurtin

24
0

Lista Serbe kërkon hetim për të paktën vrasjen e dy serbëve meqë sipas partisë së Goran Rakiqit dy terroristët “u vranë me gjakftohtësi edhe pse ishin dorëzuar”.

“Po ashtu, themi se do të kërkojmë hetim për vrasjen e së paku dy serbëve të vrarë gjakftohtë edhe pse janë dorëzuar. E pyesim bashkësinë ndërkombëtare pse EULEX-i nuk mori pjesë në operacion, por vetëm policia e Kurtit?”, thuhet në reagim.

Kjo parti ka thënë se kanë nevojë urgjente për KFOR-in dhe EULEX-in që të vendosën në veri dhe parandalojën përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Në fund, në këtë reagim, Lista Serbe kanë thënë se “kanë kërkuar me herë të panumërta që KFOR-i të ngrejë forcat e veta për të parandaluar dhe për ta frenuar Kurtin”, por sipas tyre pa rezultat.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit