Home Aktualitet Vrau gruan dh...

Vrau gruan dhe veten, disa muaj më parë 56-vjeçari foli në media: S’kemi bukë

44
0

Krimi në familje tronditi dje sërish vendin. 56-vjeçari Qemal Bici vrau me sëpatë gruan e tij Menturie Bici 53-vjeç dhe më pas vari veten, në Librazhd.

Pak muaj më parë autori ka dhënë një intervistë për ”ABC News Albania”. Në prag të ndërrimit të viteve, Bici ka komentuar situatën e vështirë ekonomike, ndikuar nga pandemia e Covid-19.

”Mos të shkojë mendja se i gjithë ky popull këtu ka ardhur për të blerë, por kanë ardhur më shumë për të dalë se u mërzitën duke ndenjur në fukarallëk. Bëj një xhiro nëpër Pazar dhe shiko a gjen njeri me çantë në dorë duke blerë për Vitin e Ri. Nuk kanë asgjë fare. Unë sot kam blerë vetëm letra për të dredhur duhan. Ky është Viti Ri i imi, fukaralliku dhe pa bukë në shtëpi. nuk kam bukë në shtëpi”,-thoshte i ndjeri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit