Home Aktualitet Vrau Klodian ...

Vrau Klodian Rashën, Apeli ashpërson dënimin për ish-policin

87
0

Afro 2 vite nga vrasja e të riut Klodian Rasha, ish-efektivi i repartit ”Shqiponja” Nevaldo Hajdaraj do të vuajë përfundimisht 12 vite burg. Në seancën e sotme Gjykata e Apelit ashpërsoi dënimin, pas akuzave të familjarëve të Rashës për ulje të dënimit fillestar. Apeli dënon me 18 vite burg, nga 15 që u dënua në Shkallën e Parë. Për shkak të gjykimit të shkurtuar Hajdaraj dënohet përfundimisht me 12 vite burg.

Ish-efektivi i ”Shqiponjave” u shpall fillimisht fajtor për vrasje me dashje. Ai e ankimoi vendimin duke kërkuar që të ndryshohej në “në tejkalim të nevojës për t’u mbrojtur”, duke argumentuar se nuk ishte vrasje me dashje. Prokurorja Arta Marku është shprehur se Hajdaraj duhet të dënohet me 20 vite burg pasi nuk është i sinqertë dhe vendimi i shkallës së parë ja ka pranuar padrejtësisht.

Gjykata e Tiranës dënoi më 14 korrik Hajdarajn, me 15 vite burg dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkoi në 10 vite. Më 8 dhjetor 2020, Rasha u vra në hyrje të rrugicës që të çon drejt banesës së tij, i paarmatosur duke i vrapuar policisë për shkak të frikës.

Pas vrasjes së Klodianit, në vend shpërthyen një valë protestash dhe tensionesh politike, duke çuar edhe në dorëheqjen e Sandër Lleshaj si ministër i Brendhshëm. Po ashtu 25-vjeçari u shpall Dëshmor, ndërsa familjes iu lidh pension i përhershëm.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit