Home Sporti Vrioni: Ëndër...

Vrioni: Ëndërroj golin e parë me Kombëtaren, Morata më ka premtuar fanellën

72
0

Giacomo Vrioni është një nga rikthimet e trajnerit Edy Reja në grumbullimin e radhës për dy miqësoret ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë. Sulmuesi që luan te Tiroli në Austri kërkon që të gjejë golin e parë me fanellën kuqezi.

“Jam i lumtur sa herë më thërret kombëtarja, është gjë shumë e bukur, sepse përfaqëson popullin tënd. Do të jap maksimumin, siç kam bërë gjithmonë. Sipas meje, Shqipëria ka pasur ecuri pozitive, skuadra ka nivel të lartë, ka lojtarë shumë të mirë. Është shumë bukur të jem këtu, në Kombëtare, me këta lojtarë.

Është normale që të ketë konkurrencë në klub dhe Kombëtare. Është mirë për skuadrën që të gjithë sulmuesit shënojnë. Ne duhet të stërvitemi, të japim maksimumin, kurse zgjedhjet i bën trajneri.

Nations League? Është objektivi i të gjithë lojtarëve, përpara do të jap maksimumin në klubin tim, që të marr sërish ftesë në ‘Nations League’. E kam ëndërr të gjej golin e parë në Kombëtare. Shpresoj të shënoj dhe të bëj të lumtur gjithë familjen time.

E ardhmja? Nuk e di, sepse janë edhe dy muaj para se të mbyllet sezoni. Të shohim, shpresoj ta mbyll sezonin me sa më shumë gola, që t’ jap ndihmë skuadrës ku luaj, Tirolit.

Kontaktet te Juventusi? Mbaj kontakte sidomos me Moratën, i  kam thënë të ruajë fanellën për mua. Është djalë shumë i mirë, më ka ndihmuar shumë tek Juventusi, për mua është nga më të mirët në botë.

Do të na shërbejë shumë, është normale, sepse me Spanjën mund të shohim se në çfarë niveli jemi. Do të kërkojmë rezultat edhe për t’u dhënë diçka pozitive tifozëve që do të vijnë në stadium”, tha sulmuesi që është në pronësi të Juventusit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit