Home Aktualitet Vritet më thi...

Vritet më thikë 22-vjeçari shqiptar në Londër pas një sherri në rrugë

26
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër, ku një i ri shqiptar është qëlluar për vdekje me thikë.

Sipas mediave të huaja, viktima është identifikuar si Emiliano Hasanpapaj 22 vjeç me origjinë shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur të martën, më 11 korrik, rreth orës 23:50 në një qytet në veri të Londrës, ndërsa gjithçka nisi pas një sherri mes disa personave në rrugë për arsye ende të panjohura.

I riu shqiptar pasi është plagosur është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa autoritet arrestuan fillimisht një 24 vjeçar, si autori i dyshuar i ngjarjes, i cili më pas u lirua me kusht.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit