Home POLITIKE Vr*sja në bur...

Vr*sja në burgun e Peqinit, ministri Manja: Nuk është cënuar personeli policor! Ngjarje e rëndë

125
0

Pas vrasjes në burgun e Peqinit ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka urdhëruar rritjen e nivelit të gadishmërisë në të gjithë sistemin e burgjeve. Në prononcimin për median, Manja sqaroi se kjo është një procedurë që merret çdo fund viti në prang të festive të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, por ngjarja e ndodhur në Peqin përshpejtoi këtë procedurë.

Teksa nuk dha detaje për dinamikën e ngjarjes, duke thënë se hetimet po vijojnë Manja tha se nuk është cënuar personeli policor gjatë ngjarjes dhe se situata tashmë është nën kontroll

“Ngjarje tepër e rëndë. Ka humbur jetën një i dënuar dhe është plagosur lehtë një tjetër i dënuar. Dua të ngushëlloj familjarët e dënuarit që ka humbur jetën, t’i uroj shërbim të shpejtë të dënuarit tjetër që është plagosur. Autori i kësaj ngjarje të rëndë është i dënuar me burgim të përjetshëm dhe pas kryerjes së krimit i është drejtuar drejtorit të përgjithshëm të burgjeve. Pas dorëzimit, është vënë në dispozicion të prokurorit të gatshëm të Elbasanit. Nuk ka patur në asnjë moment cënim të jetës dhe sigurisë të personelit policor. Për dinamikën e ngjarjes, do duhet të presim rezultatet e hetimit që po zhvillon prokuroria”,-tha Manja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit