Home Aktualitet Vuçiç mban tj...

Vuçiç mban tjetër qëndrim dhe akuzon: Kurti dëshiron të shkaktojë kolaps në rajon

169
0

Në reagimin e disatë këtë mbrëmje, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç thotë se Albin Kurti ka vetëm një dëshirë, të shkaktojë konflikte në Kosovë dhe të shkaktojë një konflikt të madh ndërmjet serbëve dhe NATO-s. Poa ashtu ai thotë se Kurti kërkon gjakderdhje në të gjithë rajonin.

Në një fjalim jo të zakonshëm në Presidencë, Vuçiç tha se pakkush dëshironte të kuptone thelbin e gjithçkaje që po ndodh në Kosovë.

“Në tre ditët e fundit edhe një njeri i dobët dhe politikisht analfabet ka mundur të kuptojë se çfarë po përgatitej për sot dhe gjithçka në organizatën e Kurtit, me dëshirën për të pasur një konflikt të madh mes serbëve dhe NATO-s dhe ai që është i vetmi, për tu fajësuar për gjithçka që po ndodh, se ai lan duart nga Pilati dhe thotë se nuk ka lidhje me të”, tha Vuçiç.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit