Home Rajoni “Vuçiç përgje...

“Vuçiç përgjegjës për sulmin”, thirrja nga VV: Sanksiononi Serbinë ose s’do ketë sukses në dialog

35
0

Kuvendi i Kosovës mbajti të premten e kaluar një seancë për të mbështetur rezolutën e Parlamentit Europian lidhur me dënimin e sulmit në Banjskë. Vetëvendosje kërkon nga ndërkombëtarët që të sanksionojnë Serbinë, ndërsa opozita thekson nevojën që qeveria e Kosovës të bashkëpunojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara për politikën e jashtme.

“Kosova edhe më herët ka propozuar sekuencimin, ka propozuar planin e vet, idenë e vet për këtë proces e natyrisht ka shprehur brengat e veta për qasjen destruktive të Serbisë. Për detaje të tjera nëse mund të ndodhë diçka shpejte ose jo, përgjegjës janë ata që janë bartës të procesit, në këtë rast qeveria, por që në rrethanat aktuale pa një reflektim dhe pa veprim konkret nga ana e Serbisë në raport me dënimin dhe vendosjen para sanksioneve të atyre drejtpërdrejt përgjegjës, e fatkeqësisht kjo çon deri te presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për ngjarjet e 24 shtatorit, vështirë mund të parashihet ndonjë sukses në këtë proces”, tha Mimoza Kusari-Lila, deputete e VV.

“Mendoj se kryeministri i vendit ua ka pasur për borxh të gjithë qytetarëve tonë por edhe klasës politike që ta mbajë një konferencë për media dhe ta jepte një sqarim pas takimit, për kërkesat që i ka marrë nga ana e tyre dhe për qëndrimin e tij. Unë nuk e di që kemi një qëndrim të qartë sa i përket këtyre kërkesave… Për ne është shumë me rëndësi të dimë pozicionin e kryeministrit, që nuk e dimë herët. Në anën tjetër, në po i kërkojmë kryeministrit të ketë bashkëpunim sa më të ngushtë me ndërkombëtarët, e në veçanti me ShBA-në”, tha Abelard Tahiri, deputet i PDK.

“Rrugëtimin e integrimit evropian të Kosovës nuk mund ta ndal as Lajçaku e as një institucion tjetër për shkak që është një zotim kombëtar e shtetëror, pra i Kuvendit dhe i Qeverisë. Kosova duhet që të bashkërendoj politikën e saj strategjike me aktorët ndërkombëtar, në veçanti me SHBA-të dhe të BE-së. Obligimet që i ka marrë duhet t’i realizojë pa e dëmtuar sovranitetin dhe interesin e vendit për shkak se rrugëtimi ynë në NATO dhe BE është jetik për kombin tonë, për forcimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar, mirëpo edhe sovranitetit tonë si vend”, tha Tahiri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit