Home Rajoni Vuçiçi &#8221...

Vuçiçi ”i mistershëm”, Beogradi kërkon shkrirjen e NATO-s

653
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç vijon që ta mbajë një mister reagimin e tij për zhvillimet e fundit, ndërsa nuk sqaron as kërcënimet e lëshuara në drejtim të Kosovës.

“Kam parë çdo deklaratë dhe nuk mund të komentoj. Por do të flas brenda 48 orëve”, u shpreh ai duke nënvizuar se Serbinë e presin edhe më shumë ditë të vështira. Vuçiç reagoi dhe për kundërshtimin e opozitës ndaj planit për investimi të dhëndrit të Trump në ish-zonën ushtarake të bombarduar nga NATO në vitin 1999.

Kjo vjen në një kohë kur në Beograd u përmbyll ajo që u konsiderua një konferencë me mbi 100 akademikë nga bota, të cilët bashkë me ministrin e mbrojtjes të Serbisë firmosën një deklaratë të rrezikshme.

Në dokument kërkohet shpërbërja e plotë e NATO-s, largimi i të gjitha bazave amerikane nga Europa, bashkë me armët bërthamore, një linjë kjo e ngjashme me atë të Rusisë. “Bota është në buzë të një humnerë”, lexohet në deklaratë, që në fakt është një tjetër mjet i propagandës ruso-serbe.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit