Home Aktualitet Ylli Gurra: X...

Ylli Gurra: Xhamia e Namazgjasë, peng i problemeve të brendshme në Turqi

13
0

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra thotë se korrupsioni mbetet problematikë për komunitetin mysliman. Po ashtu një koment e bëri edhe për Xhaminë e Namazgjasë, që financohet nga qeveria e Erdogan, duke thënë se po mbahet peng nga problematika e brendshme e shtetit turk.

“Nëse kemi një problem prej 7-8 vitesh në shtetin turk mes një grupimi dhe qeverisë është përcjellë e gjitha në realitetin e bashkësisë myslimane të këtij vendi. Pse duhet ta paguajmë ne këtë? Dikush thotë është politika e presidentit. Ata kanë mundësinë e kohën por pse duhet ta paguajnë myslimanët shqiptarë?

Nga maji i 2015 kanë kaluar 8 vite dhe po fillon viti i 9 e realiteti është i hidhur për Xhaminë e Namazgjasë. Është problematike e brendshme e shtetit turk me institucione apo grupime të caktuara të shpallura apo jo terroriste por edhe një pjesë e një rrogëtarëve janë pjesë e këtij grupimi”, tha Gurra në ”Report Tv”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit