Home Aktualitet Yuri Kim: Ref...

Yuri Kim: Reforma në drejtësi po jep rezultate reale

39
0

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim gjatë fjalës së saj në Asamblenë e Dhomës Amerikane të Tregtisë, tha se marrëdhëniet mes vendeve janë në nivelin më të lartë, por duhet të vijohet përmirësimi i klimës së investimeve. Ajo i sheh rezultatet e Reformës në Drejtësi si një tregues domethënës që do të ndikojnë në vendimet për investime

“SHBA kanë mbështetur fuqimisht reformën në drejtësi. Reforma e këtyre përmasave është jashtëzakonisht e vështirë dhe sinqerisht është e dhimbshme dhe po shohim tani ca prej kësaj dhimbje, por po behet përparim dhe reforma tani po jep rezultate reale. Rezultate që do të ndikojnë në vendime për investime.

Shqipëria me siguri do tërheqë më shumë tregti dhe investime nga Shtete e Bashkuara, teksa qeveria vazhdon të racionalizojë dhe të bëjë me efikase rregullat dhe procedurat, të zgjidh pretendimet për pronat.

Të çrrënjosë korrupsionin nga sektorët e saj të biznesit dhe të drejtësisë si dhe të forcojë partneritetin e saj me komunitetin e biznesit amerikan. Nëse kërkoni rekomandime duhet të dëgjoni. Të kërkosh rekomandime nuk duhet të jetë thjeshtë një gjest politik, por duhet të prodhojë rezultate”, u shpreh ambasadorja Kim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit