Home Sporti Zbulohen dy o...

Zbulohen dy objektivat e sulmit për Interin në merkaton e verës

169
0

Sulmi i Interit mund të ketë një fytyrë të re sezonin e ardhshëm. Në listën e dëshirave të Marotta-s dhe Ausilios tashmë janë emrat e Raspadorit dhe Gudmundsson, shkruan sot Corriere dello Sport. Reparti ofensiv i zikaltërve këtë sezon ka qenë “i shkurtër” për të përballuar dy kompeticione, me synimin për të arritur deri në fund.

Në fakt, përtej disa shpërthimeve, as Arnautovic dhe as Sanchez nuk ishin në gjendje t’u jepnin frymë dy titullarëve. Dhe nëse Taremi, i transferuar si lojtar i lirë, zëvendëson Sanchezin, pavarësisht nëse Arnautovic qëndron apo jo, Interi sërish do kërkojë një tjetër sulmues.

Për Raspadorin, pengesa e parë e madhe është De Laurentiis, i cili historikisht heziton t’i dorëzojë një nga lojtarët e tij një konkurrenti. Për Gudmundsson ndërkohë do të duhet që të fitojë konkurrencën me Juventusin që e ka gjithashtu në listën e dëshirave. Inter pritet që të sakrifikojë Dumfries, për të arritur të njëri prej tyre në verë. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit