Home Sporti Zbulohet sa d...

Zbulohet sa do të mungojë Neymar pas largimit nga fusha me barrelë

94
0

Ylli i PSG-së, Neymar pësoi një lëndim të tmerrshëm në fitoren 3-1 ndaj Saint-Etienne. Braziliani lëndoi kyçin e këmbës dhe u largua nga fusha në lot, pasi e di shkallën e dëmtimit.

Pas ndeshjes, Neymar reagoi në rrjetin social Instagram, duke iu bërë me dije ndjekësve se do rikthehet edhe më i fortë.

Por, nga testet e para, mediat franceze raportojnë se jo gjithçka ka qenë mirë, pasi ka pësuar lëndim të rëndë në këmbë dhe do t’i duhen minimum gjashtë javë për shërim.

Testet e tjera do të bëhen nesër, ku pastaj edhe klubi parisien pritet të del me komunikatë zyrtare për të dhënë detajet e tjera.

Neymar këtë edicion ka zhvilluar 14 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar tre herë dhe dhuruar tre asistime.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit