Home Aktualitet Zgjedhja e pr...

Zgjedhja e presidentit të ri, PS: Mund të merret mendimi i popullit përmes një anketimi

47
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi thotë se për zgjedhjen e presidentit të ri në vend, mund të merret edhe mendimi i popullit.

Për të mund të gjendet një alternativë, që me anë të një ankete shqiptarët të shprehen për emrin e presidentit që pason Ilir Metën, duke marrë shembull dhe anketimin që u bë dhe për kandidaten e PS në Lushnje.

“Presidenti në Shqipëri zgjidhet nga Parlamenti, por mund të gjejmë një formë të caktuar ka thënë kryeministri që të mund të marrim dhe mendimin e njerëzve, nëpërmjet një platforme. Mund të jetë dhe një këshillim. Mjafton të bësh një anketim siç bëmë dhe me figurat që zgjodhëm sot. Në Lushnje ne zhvilluam një anketim për të marrë një mendim. Mund ta përdorim këtë gjë dhe me një figurë sic është presidenti”, tha Pëllumbi.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit