Home Aktualitet ”Zgjedh...

”Zgjedhja ishte nul”, Ndreu i përgjigjet Ademit: Vendimet nuk merren me humorin tënd politik

16
0

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi e cila prej vitit 2015 ka mbajtur postin e kreut të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, e quan nuk vendimin e sotëm të shkarkimit të saj dhe zgjedhjen e kreut të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu si kryetar. Ndreu i është përgjigjur, duke thënë se aderimi në shoqatë është bërë me vendim të këshilleve bashkiake dhe se çdo kryetar bashkie apo këshilli është anëtar pavarësisht si e ka emrin në kohë të ndryshme. Po ashtu përmes një postimi në facebook, ai nënvizon se Ademi e ka lexuar demokracinë së prapthi, sepse ajo thotë që vendimarrja merret me shumicën e anëtareve, dhe jo më humorin e saj politik, që drejton gjoja një shoqate ku na qenke vetëm ti e askush tjetër.

Postimi i plotë

Nje konfirmim dhe nje pergjigje per kolegen Voltana Ademi, Sot me pjesmarrjen e 23 anetareve, nga 30, te asmablese se pergjithshme te “Shoqates se Bashkive te Shqiperise” u be mbledhja e jashtezakonshme dhe u zgjodhem drejtuesit e ri!

Zonja Ademi,

-Aderimi ne shoqate eshte bere me vendime te keshillave bashkiake. Cdo kryetar Bashkie apo Keshilli Bashkiak eshte anetar, pavaresisht si e ka emrin ne kohe te ndryshme.

-Mosqenia anetar vendoset po me vendim keshilli bashkiak per secilen Bashki dhe jo nga ju si kryetare.

-Sipas statutit qe ka shoqata, neni 12, jo me pak se 1/5 e anetareve kane te drejte te therrasin asmablene e pergjithshme. Ftesa per asamble ju ka ardhe dhe ju, si gjithe te tjereve! Ne Asamble mori pjese Kryetarja e keshillit Bashkiak Shkoder Brisela Kadia.

-Nje shoqate qe sipas jush ju paska vetem ju kryetare, anetare, nenkryetare, pra vetem nje njeri, nuk e kuptoj se cfare demokracie perfaqeson?!

-Pretendimi qe sipas jush paskeni nje kerkese padi ne Gjykaten Kushtetuese dhe ne nuk jemi te legjitimuar eshte me se paku injorance juridike! Secili prej kryetareve te Bashkive ka nje vendim gjykate qe ka konfirmuar legjimitetin e zgjedhjes se tij, pervec jush qe se keni, por ushtroni detyren.

-Se fundi demokracine e keni lexuar se prapthi, sepse ajo thote qe vendimarrja merret me shumicen e anetareve, dhe jo me humorin tend politik, qe drejton gjoja nje shoqate ku na qenke vetem ti e askuah tjete

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit