Home Aktualitet Zgjedhjet e 1...

Zgjedhjet e 14 majit, Berisha në Krujë: Agron Loka do të bëjë gjithçka për ndryshimin

65
0

Këtë të enjte, Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Krujës, Agron Lokën. Berisha tha se kandidati i koalicionit Loka do të bëjë gjithçka për të garantuar ndryshimin e madh në Krujë, Fushë Krujës, fshatra, biznese e jetën e banorëve në tërësi.

”Agron Loka vjen këtu para jush si kandidat i votuar me votën tuaj të lirë, si kandidat që ju i dhatë besimin, që ju e miratuat, aprovuat si kryetar të ardhshëm të bashkisë. Agroni së bashku me të gjithë kandidatët e tjerë në mbarë vendin, janë kandidatët e qytetarëve, kandidatët e lirisë. Ato zgjedhje që u quajtën primare nuk ishin të përsosura, por u garantoj unë ju se ishin shumë herë pakrahasim më mire që ne mblidhemi sot para kandidati tuaj, se sa të mblidheshin para një kandidati tim, apo të kryesisë në Tiranë.

Kjo është demokracia. Por në këtë mënyrë ne gjithashtu, të gjithë së bashku, bëjmë që përfaqësimi ynë të jetë më i drejti. Njeriu që ne votojmë ta dijë që ai është aty me votën tonë, që ka detyrime ndaj nesh dhe ndaj nesh është dhe do të mbetet një shërbëtor i përkushtuar. Unë ju garantoj se Agron Loka, besimin që i keni dhënë dhe që do i jepni do të ua kthejë me përkushtim të madh në shërbime, në menaxhim, në vizion, ndryshim të Krujës, Fushë Krujë dhe gjithë komunave të kësaj bashkie.

Ju garantoj se Agron Loka do të bëjë gjithçka që çdo qindarkë të taksave tuaja, çdo burim të ardhurash që do krijojë, ti përdorë me transparencën më të madhe, për ndryshimin e Krujës, fshatrave, Fushë Krujës, biznesit, fermerëve, jetës në tërësi. Kruja ka potenciale të jashtëzakonshme, potenciale turistike, bujqësore, industriale, por potencialin më të jashtëzakonshëm Kruja e ka tek krutanët, tek shpirti i tyre punëtorë, shpirti i tyre krijues. Pra të firmosë ndryshimin dhe duke firmosur ndryshimin në 14 maj, firmosim ndryshimin e jetës tonë, ndryshimin e mirëqënies tonë, të fermave, bizneseve, punësimit, shërbimeve që meritojmë”, tha Berisha në fjalën e tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit