Home Aktualitet Zgjedhjet lok...

Zgjedhjet lokale, kandidati demokrat: 65 nëpunës në kundërshtim me ligjin në Kamëz

81
0

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 14 maj, dhe akuzat politike kanë nisur. Kandidati i opozitës për kryetar bashkie në Kamëz, Arjan Hoxha, thotë se komisioneri për mbikëqyrjen e shërbimit civil konfirmoi akuzat e PD-së për 65 punësime të paligjshme në bashkinë e Kamzës nga kryebashkiaku Rakip Suli.

“Ajo që PD ka përsëritur, politizimin dhe paligjshmërinë që ka uzurpouar bashkinë e Kamzës lidhur me punësimin në administratë, është konfirmuar nga komisioneri për mbikëqyrjen e shërbimit civil. Janë punësuar në shërbimin civil në kundërshtim me ligjin të paktën 65 nëpunës.

Komisioneri ka kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute pasi 59 nëpunës janë emëruar në kundërshtim flagrant me ligjin, ndërsa 6 punonjës të tjerë janë promovuar në pozicione të larta po në kundërshtim me ligjin”, tha Arjan Hoxha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit