Home Aktualitet Zjarret në Ti...

Zjarret në Tiranë, Goxhaj: Duhen mirëmbajtur rrugët e ndërhyrjes

40
0

Vatrat e zjarreve nuk kanë munguar edhe në kryeqytet. Zjarrfikësit po përballen çdo ditë me vatra të reja në periferi të Tiranës. “Prej më shume se një muaj që përditë kemi vatra zjarri, por me përjashtim të një rasti në Pezë, të tjerat nuk kanë marrë përmasa dhe nuk kanë shkaktuar dëmtime të mëdha”, thotë drejtori i zjarrfikësve Tiranë, Shkëlqim Goxhaj.

Përpos ndihmës nga emergjenca civile, njësitë administrative dhe vullnetarëve, sipas Goxhaj duhet t’i kushtohet rendësi mirëmbajtjes së rrugëve të ndërhyrjes emergjente, ku nevoja për punonjës në shërbimin zjarrfikës shihet si një domosdoshmëri.

Për të lehtësuar punën e zjarrfikësve, drejtori Goxhaj thotë se janë mundësuar pajisjet e nevojshme si dhe po rishikohet mundësia për rritjen e pagesave mujore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit