Home Aktualitet ”Zyrtar...

”Zyrtarë policie punojnë me krimin”, ministri Balla i përgjigjet Dumanit: Asnjë dekonspirim, neve na besojnë partnerët

64
0

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i ka kthyer përgjigje Altin Dumanit, i cili vetëm pak ditë më parë kishte folur për lidhje të uniformave blu me krimin e organizuar.

“Sa i përket bashkëpunimit me Prokurorinë e Posaçme gjej rastin të them që në vlerësimin tim dhe të drejtueseve të policisë së Shtetit, bashkëpunimi është i shkëlqyer. Më rezulton se nuk kemi asnjë operacion të Prokurorisë së Posaçme dhe Policisë së Shtetit ku ka pasur rrjedhje të informacionit. Të gjitha operacionet kanë qenë të suksesshme. Të gjithë personat për të cilët është lëshuar urdhër arresti janë mundur të identifikohen, të arrestohen nga policia”,-tha Balla.

Gjatë raportimit të tij vjetor para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, drejtuesi i SPAK foli për zyrtarë të lartë të Policisë që bashkëpunojnë me krimin. Ministri pohon se besueshmërinë e Policisë nuk e mat me metrin e Altin Dumanit, por të partnerëve ndërkombëtarë.

“Vlerësimi i agjencive ndërkombëtare ligj zbatuese për vitin 2023, policia britanike dhe ajo metropolitane e kanë shpallur Policinë e Shtetit si partnerin më të mirë sa i përket bashkëpunimit dhe kjo lidhet me besimin e punën efikase të zhvilluar nga policia e shtetit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit