Home Bota Zyrtarët e la...

Zyrtarët e lartë europianë: Ndëshkime për gjenocidin në Srebrenicë

7
0

Europa ka dhënë mesazhet e saja për 26 vjetorin e masakrës në Srebrenicë, ku mbi 8 mijë burra dhe të rinjtë u vranë. “Në Europë nuk ka vend për të mohuar genocidin, revizionizmin dhe për të glorifikuar kriminelët e luftës. Këto janë në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane. Përpjekjet për të rishkruar historinë janë të papranueshme”.

Këtë mesazh jep shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, bashkë me komisionerin për zgjerim, Oliver Varhelyi në një deklarate të përbashkët për 26 vjetorin e masakrës së Srebrenicës.

“Gjykatat ndërkombëtare, gjykatat në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe vendet fqinje duhet të vazhdojnë të ofrojnë drejtësi për të gjitha viktimat e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit, si dhe për familjarët e tyre. Paqja mund të ndërtohet vetëm mbi drejtësinë”, thanë Borrell dhe Varhelyi.

Po ashtu dy zyrtarët shtuan se Europa nuk e ka harruar përgjegjësinë e saj për dështim në parandalimin e gjenocidit në Srebrenicë.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit