Home Aktualitet Zyrtari i lar...

Zyrtari i lartë i DASH: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE. Negociatat të hapen pa vonesa

3
0

Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në një mesazh në Twitter, zëdhënësi i DASH, Ned Price shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke u angazhuar “për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugën evropiane të aspirantëve”.

Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesa.

Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugët evropiane të aspirantëve“, thuhet në deklaratë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit