Home Sporti 10 fitore rad...

10 fitore radhazi në Premier League, Guardiola: S’kemi kohë për të parë renditjen!

39
0

Manchester City mori fitoren e 10 radhazi në Premier League ditën e djeshme, duke fituar 1-0 ndaj Brentford. Golin e vetëm e shënoi Phil Foden. Trajneri Guardiola gjithsesi kërkon që lojtarët të qëndrojnë me këmbë në tokë pavarësisht distancës prej 8 pikësh nga Chelsea.

“Duhet të luajmë edhe 18 ndeshje të tjera, janë 54 pikë në lojë dhe kampionati është i gjatë. Pavarësisht se kemi krijuar distancë me skuadrat ndjekëse, ne nuk mund të flasim tashmë për fitimin e titullit.

Nuk kemi kohë për të parë renditjen, do të mbërrijmë vonë në Manchester dhe të shtunën do të luajmë në drekë me Arsenalin, një nga skuadrat më në formë për momentin. Ata po kalojnë momentin më të mirë të 4, 5 apo 6 viteve të fundit.

Duhet të mos e humbasim përqendrimin. Kemi pak kohë për të përgatitur ndeshjen e radhës, por do të bëjmë më të mirën tonë”, deklaroi Guardiola.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit