Home Aktualitet 10 vite burg ...

10 vite burg për Kokën, avokati Vishaj: Vendim politik

86
0

Për dosjen e bujshme të incerenatorit të Elbasanit, SPAK-u kërkon 10 vite burg për ish-ministrin Lefter Koka. Kurse për ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako ka kërkuar 4 vite burg, po ashtu dhe për Serafin Papën me 4 vite. Por me gjykim të shkurtuar, kërkohet që Koka të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.

Sipas SPAK-ut, është provuar fakti që është bërë një vepër penale, e ku thuhet se zyrtarët e lartë kanë shpërdoruar detyrën, kanë kryer korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tendera. Për Prokurorinë e Posaçme, Koka ka qenë përgjegjës për të kontrolluar gjithë procedurën ligjore, por në fakt nuk është bërë një gjë e tillë.

Avokati Saimir Vishaj e ka cilësuar këtë si një veprim skandaloz dhe aspak ligjor. Ai tha se ky është katërfishim i dënimit me rastet e tjera të ngjashme të shpërdorimit të detyrës, dhe se bëhet për çështje politike.

“Institucionet që kanë qenë pjesë e komisionit dhe kanë përpiluar draftin, për mua është skandaloze, standard i dyfishtë. Për shpërdorim detyre në raste të tjera nuk e kanë kërkuar një vit. Kjo bëhet për çështje politike dhe aspak ligjore ndaj ka katërfishuar masat e dënimit. Shpresoj që gjykata e shkallës së parë të mos bjerë në këtë nivel, nuk mund të presësh me thikë masat si për atë që është fajtor dhe atë që ka rol dytësor”, u shpreh ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit