Home Aktualitet ”100 mi...

”100 milionë dollarë nga qeveria për aferën e Portit të Durrësit”, Ilir Meta: Asnjë qindarkë për pensionet

523
0

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzon se qeveria ”Rama 3” do të japë 100 milionë dollarë për atë që ai e quan afera e Portit të Durrësit. Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se kjo qeveri nuk ka parashikuar asnjë qindarkë për rritjen e pensioneve dhe pagave të mësuesve.

“Qeveria do të japë 100 milion dollarë për mega aferën e Portit të Durrësit, për të cilën premtoi zero investim nga Buxheti i Shtetit, ndërkohë nuk ka parashikuar asnjë qindarkë për rritjen e pensioneve dhe pagave të mësuesve.

Qëllimi i vetëm madhor i “Rilindjes” është vjedhja e taksave, janë oligarkët dhe klientët e saj, ndaj sot pensionistët nuk shtyjnë dot muajin me pensionet dramatike, ndërsa mësuesit mezi përballojnë koston e lartë të jetesës me pagat më të ulta në rajon”, shkruan Meta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit