Home Sporti 120 km/h, Hul...

120 km/h, Hulk shënon dy “bomba” me Atletico Miniero (VIDEO)

163
0

Mosha është thjesht një numër për sulmuesin brazilian Hulk, i cili edhe pse 36-vjeçar, vazhdon të jetë protagonist absolut me Atletico Mineiro. Në ndeshjen e fundit, ai ka shkëlqyer ndaj Demokratika Sl, duke shënuar dy super gola.

Të dy golat ishin me goditje dënimi, duke treguar një saktësi të jashtëzakonshme. Por goli i dytë një perlë e vërtetë, pasi risolli dhe njëherë goditjet e tij me shpejtësi jo normale.

Sipas përllogaritjeve që i janë bërë gjuajtjes së sulmuesit brazilian, ajo ka regjistruar një maksimum shpejtësie prej 120 km/orë. Një predhë e vërtetë për lojtarët në murin mbrojtës dhe për portierin, i cili nuk arriti që të reagonte në kohë për ta devijuar.

Një goditje e jashtëzakonshme e cila kaloi në plan të dytë golin e parë, ku shpejtësia ishte 90 km/orë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit