Home Aktualitet 14 mijë raste...

14 mijë raste me grip në mbarë vendin, piku në shkurt

113
0

Rastet me grip dhe infeksione të tjera respiratore vijojnë të njohin rritje në gjithë vendin. Sipas ISHP-së, në javë regjistrohen rreth 14 mijë raste. “Kemi një rritje të lehtë të infeksioneve të gripit dhe Covidit. Pozitiviteti i rasteve me grip ka arritur diku te 10-12%”, thotë nëndrejtori i ISHP, Dritan Ulqinaku.

Mes Covidit dhe gripit, ky i fundit po dominon. Aktualisht sipas ISHP-së kjo situatë nuk është alarmante. Piku i virozave të stinës pritet të arrihet në javën e parë të muajit Shkurt.

Virusi i gripit transmetohet lehtësisht. Ekspertët këshillojnë qytetarët që nëse temperatura e trupit nuk u ulet për tre ditë të drejtohen menjëherë tek mjeku.

“Gripi prek grupmoshat pa përjashtim, situata mund të bëhet dramatike, sepse gripin ne e konsiderojmë një sëmundje serioze”. Mbajtja e maskës rekomandohet për të gjithë, jo vetëm të sëmurët.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit