Home Aktualitet Plagos në Ath...

Plagos në Athinë ushtarakun grek, arrestohet në Francë 39-vjeçari shqiptar

27
0

Një 39-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritet greke, është arrestuar nga policia franceze.

Bëhet djalë për Dritan Rekën, i cili u vendos në pranga në Lion të Francës, pasi ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë 10 shtator 2023 në Petroupoli të Athinës, ku u tentua që të vritej qitësi profesionist i Marinës Ushtarake greke Konstantino Fotopoulo.

Çfarë ndodhi mes 39-vjeçarit shqiptar dhe ushtarakut grek?

Gjithçka nisi pas një debati mes Rekës dhe Fotopoulos jashtë loklait të natës “Mylos Club” në Petroupoli të Athinës. Filimisht 39-vjeçari është larguar nga lokali dhe më pas është rikthyer dhe ka nxjerrë nga brezi një pistoletë dhe ka hapur zjarr ndaj ushtarakut duke e lënë të plagosur në këmbën e majtë.

Më pas Reka është larguar në vendngjarja dhe është autoritet greke dyshonin se u arratis drejtë Shqipërisë.

Gjithashtu u mësua se Reka ka rënë në prangat e Policisë së Lionit rreth orës 16 të 4 majit. Ndërsa rezulton se 39-vjeçari shqiptar është me precedentë penalë në Greqi për çështje droge dhe armëmbajtje pa leje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit