Home Aktualitet ”3 ditë...

”3 ditë mosvajtje në punë për shkak kursimi”, ekspertët: Propozimi i jep goditje të madhe krizës energjetike

125
0

“3 ditë mosvajtje në punë, për shkak kursimi. Kjo është situata”. Ekspertët e tregut të punës pohojnë se kjo formë do t’i jepte një goditje të madhe një tjetër krize, asaj energjetike.

“Teksa tani del nga një anë, më vonë do dalë nga ana tjetër. Pra në qofte se do të reduktohet në pjesën e administratës, do të t’i shtohet konsumit familjar. Harxhimi do të jetë i njëjtë, veçse do t’u faturohet familjarëve”, tha Ergesta Stërmasi, eksperte e tregut të punës.

Nga rreth 2 mijë e 750 gigavat për orë që u konsumua në 2019, energjia elektrike e konsumuar nga familjarët arriti në gati 3 mijë gigavat për orë në vitin 2020, duke shënuar kështu një rritje me 7.8 për qind. Rritja vijoi edhe vitin e shkuar, gjatë së cilit energjia e konsumuar nga familjarët arriti në rreth 3 mijë e 100 gigavat për orë.

Qeveria ka vendosur disa masa kufizuese me qëllim reduktimin e konsumit të energjisë si fikja e ndriçuesve në disa akse rrugore. Duke nisur nga ora 24:00 e mesnatës të gjitha Bashkitë duhet të fikin dritat në ndërtesat që nuk kanë domosdoshmëri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit