Home Aktualitet Asambleja e P...

Asambleja e PS për Qarkun e Tiranës, Veliaj fton anëtarët të marrin pjesë në zgjedhje: PS i ka hapur derën çdo të riu

29
0

Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste të Tiranës, Drejtuesi Politik i PS për Qarkun, Erion Veliaj tha se 30% e anëtarësisë socialiste janë të rinj dhe 47% gra dhe vajza. Ai theksoi se turin e dytë të anëtarësimeve në PS, në parti do të përfaqësohen në mënyrë të barabartë të gjitha moshat dhe kategoritë.

Jam vërtet mirënjohës për të gjithë ata djem dhe vajza që na janë bashkuar dhe më vjen mirë që, më në fund, 30% e anëtarësisë sonë përbëhet nga të rinjtë, ashtu siç e kërkon statuti ynë. Jemi thuajse perfekt me 47% të anëtarësisë gra dhe vajza, për të cilaat kam një falenderim dhe një mirënjohje të veçantë. Jemi shumë, shumë afër dhe jam i sigurt që, me valën e dytë të anëtarësimeve deri në fund të vitit, ne do të kemi vërtet një PS që është realisht si një familje tipike shqiptare, me burra dhe me gra, me djem e me vajza, me gjyshërit dhe me gjyshet që e kanë mbajtur këtë parti në ditët më të vështira të saj”, deklaroi Veliaj.

Ai kujtoi se kur PS-ja udhëhiqte betejat në opozitë, i gjithë shteti ishte kundër socialistëve, duke bërë një kontrast me ditët e sotme kur vlerësohet vetëm ai që punon.

“Sot argëtohesh me 30 veta me molotov, kryesisht fëmijë që janë mëkat dhe tregues sesi një parti ka degraduar. Kujtoj se si PS-ja drejtonte betejat, kur e kishte të gjithë shtetin kundër. Në atë kohë, i gjithë shteti promovohej mbi dhunën që ushtrohej ndaj PS, ndaj Edi Ramës, Blendi Gonxhes, Servet Pëllumbit dhe Erion Braçes. Nëse doje të bëje karrierë në SHIK, duhet të rrëmbeje, siç u rrëmbye dhe u zhduk Remzi Hoxha. Nëse doje që të rriteshe në ambicien tënde administrative të asaj qeverie, duhet të rrihje patjetër një socialist. Sot jetojmë në një vend krejt tjetër, falë Partisë Socialiste. E drejta për t’u organizuar nuk na njihet vetëm ne, por është i lirë kushdo të protestojnë, të organizohet. Nuk vlerësohet më kush rreh, por kush punon, kush organizohet dhe kush fiton në finale”, u shpreh Veliaj.

Ai theksoi se PS është e vetmja parti që i ka hapur derën çdo të riu, pa e pyetur për prejardhjen. Veliaj i ftoi të gjithë anëtarët socialistë të votojnë në zgjedhjet që do të mbahen në të gjitha bashkitë e vendit ditën e nesërme, dhe vota e gjithësecilit do të respektohet njësoj deri në minutën e fundit.

“Partia Socialiste është e vetmja parti që i ka hapur derën çdo djali dhe çdo vajze, pa e pyetur për babanë, për mamanë, pa e pyetur nga je, pa e pyetur për gjendjen civile, por thjesht duke i thënë ‘jepi, forca, bravo të qoftë’, ‘nëse do të punosh për këtë familje, do të marrësh mbështetje’. Zgjedhjet mbahen të premten në datën 10 maj, nga ora 15:00 deri në orën 19:00. Aty ku do të ketë radhë do u kërkojmë të gjithëve të respektohet, derisa të votojë votuesi i fundit. Pastaj, kutitë e votimit do të rihapen sërish të shtunën në 11 maj, nga ora 8:00 deri në 16:00”, njoftoi Veliaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit