Home Aktualitet Basha thumbon...

Basha thumbon Berishën: Një pjesë e jona sillet rrugëve, të verbuar nga interesi dhe të frikësuar nga drejtësia

528
0

Lulzim Basha dhe grupi i tij janë bërë bashkë për 33 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike. Basha foli edhe për deputetët e tjerë të cilët janë reshtuar krah Berishës e Bardhit, duke thënë se po enden rrugëve të trembur nga dora e drejtësisë. Ndërsa sa i takon pyetjes se kujt i përket PD, Basha tha se përgjigjia më e mirë për t’u dhënë është “i takon Shqipërisë”.

”E di që në këtë përvjetor nuk i kemi në krah të gjithë. Shumë nga njerëzit që punuan për partinë, nuk janë këtu me ne. E di se jemi zhgënjyer nga shumë për të cilët vetëm kemi dhënë, e di se një pjesë e jona sillet rrugëve e verbuar nga interesi personal, e trembur nga dora e drejtësisë. E di se sot shumë qytetarë pyesin e kujt është PD. PD është partia e shoqërisë shqiptare, e rinisë, e vlerave pluraliste.

Pesha e ngjarjeve që kemi përjetuar ka lënë gjurmë tek ne. Ngjarje me ngarkesa dhe sfida të mëdha për të gjithë ne këtu, por në peshoren e kohës janë vetëm një çast. Ne e kemi bërë zgjidhjen tonë, kemi zgjedhur Shqipërinë. Ne deklarojmë këtu me kokën lartë, PD është e Shqipërisë, ndaj kujtdo që pyet “ e kujt është partia?”,-tha Basha.

Te festa e Bashës ishte dhe ish-presidenti Bamir Topi dhe ish-deputeti Preç Zogaj. Pa harruar edhe ish-zv/kryeministrin e kohës së PD, ish-deputetin Rexhep Uka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit