Home Aktualitet A është qever...

A është qeveria e pakicës zgjidhja e krizës në Malin e Zi?

114
0

Ideja e krijimit të qeverisë së pakicës në Mal të Zi ka shkaktuar tronditje. Në shkurt priten ndryshime dhe eventualisht rrëzimi i qeverisë. Parlamenti duhet të votojë për mocionin ndaj qeverisë aktuale.

Mali i Zi në shkurt do të këtë me shumë gjasa një qeveri të re të pakicës, në krye të së cilës mund të jetë ish- zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç. Iniciativën e ka mbështetur e gjithë opozita, kështu që do të këtë vota të majftueshme që ajo të miratohet.

URA do të formonte pastaj qeverinë e pakicës, ku nuk do të merrnin pjesë dy grupimet më të forta në parlament, Fronti Demokratik në pushtet (DF) dhe partia Demokratike e Socialistëve në opozitë (DPS) e presidentit Milo Gjukanoviç, por kanë kërkuar prej tyre si dhe prej partive të tjera, që të mbështetsin kabinetin e pakicës. Besohet se DPS do ta sigurojë mbështetjen e nevojshme.

Vendimin për rrëzimin e qeverisë, ku bëjnë pjesë edhe vetë, tek URA e justifikojnë me faktin se Mali i ZI është prej kohësh në krizë politike, se janë bllokuar integrimet evropiane dhe zgjedhja e funksionarëve kryesorë të drejtësisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit