Home Sporti Aguero i jep ...

Aguero i jep lamtumirën mes lotësh futbollit: Shëndeti vjen mbi të gjitha! (VIDEO)

103
0

Sergio Aguero ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga futbolli. Sulmuesi argjentinas u transferua te Barcelona në merkaton e verës si lojtar i lirë, por problemet në zemër bën që të detyrohet të lërë sferën para kohe. 33-vjeçari pësoi një aritmi kardiake në ndeshjen ndaj Alaves, që u luajt më 30 nëntor, teksa vendimin e komunikoi me një konferencë për shtyp.

“Dua t’u informoj se kam vendosur të tërhiqem nga futbolli profesionist. Janë momente shumë të vështira, por në të njëjtën kohë jam i lumtur për vendimin që kam marrë. Shëndeti im vjen në vend të parë dhe pas asaj që ndodhi mjekët më kanë këshilluar që tërheqja është vendimi më i mirë. E mora këtë vendim përpara dhjetë ditësh. U përpoqa të shihja nëse kishte ndonjë shpresë, por nuk kishte shumë. Jam shumë krenar dhe i lumtur për karrierën që kam zhvilluar.

Falënderoj Indipendiente, Atletico Madrid që besoi tek unë kur isha 18 vjeç, dua të falënderoj Manchester City, ata e dinë se çfarë ndjej për ta. Dhashë më të mirën tek ai ekip dhe jam trajtuar shumë mirë atje. Dua të falënderoj edhe Barcelonën e presidentin Laporta që më kontaktoi. E dija që po vija te një nga klubet më të mëdha në Europë, më kanë trajtuar shumë mirë.

Në fund dua të falënderoj kombëtaren argjentinase, e cila është gjëja që dua më shumë se gjithçka tjetër. Unë po largohem me kokën lart dhe i lumtur, nuk e di se çfarë më pret në jetën tjetër, por kam shumë njerëz që më duan dhe duan më të mirën prej meje. Falënderoj edhe gazetarët, edhe ata që nuk më kanë trajtuar mirë. Falënderoj edhe të gjithë tifozët e klubeve ku kam luajtur, nga të cilat ruaj gjërat e mira që kam përjetuar”, deklaroi sulmuesi argjentinas.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit