Panik tek qytetarët, i riu shfaqet me kallashnikov në dorë
Aktualitet E Premte, 26 Qershor 2026 21:16
Detaje të reja janë mësuar në lidhur me të shtënat me armë të raportuara këtë mbrëmje në Kamëz, të cilat shkaktuan panik tek banorët e zonës. Një i ri ka dalë i armatosur në rrugë me një kallashnikov, duke krijuar frikë dhe pasiguri mes qytetarëve. Nuk është ende e konfirmuar nëse ai ka qëlluar me armë. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ka ndërhyrë në kohë dhe ka neutralizuar e arrestuar personin e dyshuar.
KOHA JONË SONDAZH

