FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta e 42-të para Kryeministrisë, propozohet marshim paradite më 23 korrik drejt Parlamentit

Qytetarët janë mbledhur edhe këtë të shtunë përpara Kryeministrisë, në ditën e 42-të të protestës, duke përsëritur kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe largimin e klasës së vjetër politike.

Protestuesit u grumbulluan fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku vijuan tubimin përpara godinës së Kryeministrisë.

Gjatë protestës u hodh edhe një propozim për ndryshimin e orarit të një prej tubimeve të ardhshme. Organizatorët sugjeruan që protesta e planifikuar për 23 korrik të zhvillohet paradite.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Protesta të nisë për një ditë paradite. Më 23 korrik të marshojmë në orën 08:30 nga sheshi ‘Skënderbej’ drejt Parlamentit”, ishte propozimi i bërë gjatë tubimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndër kërkesat kryesore të protestuesve vijojnë të jenë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ngritja e një qeverie teknike dhe largimi i klasës aktuale politike.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?