Sulmohet selia e PS-së, protesta zhvendoset te Kryeministria. Gurë dhe kapsolla, Policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Ora shënon 15:40 dhe përplasja mes protestuesve dhe policisë është zhvendosur para Kryeministrisë, ndërkohë që protesta është në ditën e 6-të saj. Studentët dhe gjimnazistët lëshuar një breshëri gurësh në drejtim të autoboteve dhe uniformave blu. Më herët sot incidente të dhunshme u shënuan te Ministria e Arsimit, si dhe te selia e PS, ku protestuesit thyen xhamat e godinës.

Protestuesit kanë ndaluar para selisë së Partisë Socialiste, ku kanë nisur ta sulmojnë godinën me gurë, duke goditur edhe pjesën e derës dhe duke thyer xhamat. Forcat e Policisë ndodheshin pranë zonës, por nuk ndërhynë menjëherë. Pak çaste më vonë, efektivët hodhën gaz lotsjellës me qëllim shpërndarjen e turmës.

Sakaq nga brenda selisë, kanë dalë disa persona me shkopinj duke sulmuar protestuesit. Ata kanë thënë se janë anëtarë të Partisë Socialiste. Nga ana tjetër, policia ndërhyri duke hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me presion drejt protestuesve me qëllim shpërndarjen e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ashpër për protestën e zhvilluar pranë selisë së Partisë Socialiste, duke akuzuar organizatorët se pas saj qëndrojnë persona të paguar dhe ndikime të huaja. Në një mesazh të publikuar, Balla i drejtohet Sali Berishës, duke pretenduar se personat e përfshirë në protestë janë të financuar prej tij, si edhe nga Agron Shehaj dhe Arlind Qorri. “O Sali Largoji urgjent njerëzit që çove tek selia e Partisë Socialiste! Janë të gjithë njerëzit e tu të paguar nga ti dhe nga Agron Shehaj, Arlind Qorrri dhe duart e huaja. Kush donte prova e kujt është protesta besoj e morët”, shkruan Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përplasjet nisën më herët pranë Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit sulmuan me gurë dhe molotov autobotin e policisë. Uniformat blu u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, duke bërë që turma të zhvendosej drejt qendrës së kryeqytetit. Bilanci i pesë ditëve të para të protestave ishte 272 persona të lënduar, mes tyre 169 punonjës policie, 82 protestues dhe 21 kalimtarë.

Protesta e sotme nisi me një detaj ndryshe, ku disa të rinj kanë kërcyer dhe kënduar në mes të rrugës, para efektivëve të Policisë. Njëri prej protestuesve, pasi u ka bërë thirrje bashkëprotestuesve të mos ushtrojnë dhunë ndaj efektivëve të Policisë, si dhe këtyre të fundit që të mos dhunojnë protestuesit, në shenjë revolte grisi certifikatën që i ishte dhënë nga ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini, si fitues i Olimpiadës së Historisë.

Pas pak momenteve qetësie, nisën tensionet dhe hedhja e gurëve në drejtim të policisë, e cila është po qëndron pranë Ministrisë së Arsimit. Nga tensionet ka mbetur e lënduar një gazetare, e cila u largua nga zona e protestës me ambulancë. Polica më pas i ka larguar ata drejt qendrës, teksa disa prej protestuesve janë shoqëruar në komisariate.

Lexoni edhe:

Taulant Balla poston foton nga brenda selisë së PS-së: Sali, largoji urgjent njerëzit

RENEA në protestë, Policia: Morëm telefonatë në sallën operative. U rrezikohej jeta efektivëve

Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Anisa Ruseti, drejtohet prindërve: Mos lejoni fëmijët e vegjël në protesta!

Luiz Ejlli, së bashku me Kiarën dhe vajzën e tyre, i bashkohen protestës studentore në ditën e gjashtë

Protesta merr tjetër ritëm/ Daulle dhe valle shqiptare në Rrugën e Durrësit

Vlorë/ Qarkullonte me armë zjarri dhe gjahu pa leje, arrestohet 40-vjeçari

Tedi Blushi: Koha e fjalëve ka mbaruar! Durimi ka shteruar

65 të lënduar nga protesta, 12 prej tyre ende të shtruar te Trauma

Pas sulmit me flakë, Gjykata e Lartë blindon dritaret me mbrojtëse hekuri

Masa te Kryeministria, hiqen pllakat e betonit nga trotuaret

Si duhet lexuar deklarata e ambasadës së SHBA dhe vendosmeria e kryeministrit sot për Protestën

BEN BLUSHI: PSE PO PROTESTOJNË FËMIJËT

Kryeministri: RENEA do dali prapë dhe iu heqin maskat, atyre me maska!

Rama: Neutralizuam një dron me eksploziv që do godiste kryeministrinë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?