Home Aktualitet Albana Vokshi...

Albana Vokshi: Zgjedhjet për kryetarin e PD-së ishin me standarde europiane

9
0

Deputetja e zgjedhur nga procesi i 25 Prillit Albana Vokshi shprehet se gara në PD për zgjedhjen e kryetarit ishte me standarde europiane dhe se nuk kishte asnjë kontestim, pasi demokratët zgjodhën që të vazhdojnë kauzat me Lulzim Bashën në krye.

“Zgjedhjet për kreun e PD, një proces transparent, i qetë dhe me një pjesëmarrje të lartë. Përsa i përket pretendimeve nga disa përfaqësues të kandidatëve apo kandidatët vetë, janë trajtuar në kohë reale nga anëtarët e Komisionit Zgjedhor.

Votimi një anëtar një votë tregon për standardet  demokratike europiane dhe për garën e lirë në PD.

Rezultati i certifikuar pa asnje kontestim, ishte dëshmi e demokratëve për të vazhduar kauzat dhe betejat e Partisë Demokratike, me në krye Lulzim Bashën” shkruan ajo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit