Home Aktualitet Alibeaj takim...

Alibeaj takim me të përndjekurit: Një sekretar partie, si mundet që të jetë ende figurë qendrore e politikës?

28
0

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj zhvilloi sot një takim me të përndjekurit politikë. Në fjalën e tij, Alibeaj vuri theksin te domosdoshmëria e distancimit nga politika e së shkuarës, ku në vëmendje solli rastin e Sali Berishës, ish- Sekretari i Partisë Komuniste i cili është në qendër të politikës.

“Po si mund të vazhdojë ende sot një sekretar partie, ai që kemi pasur ne lider historik, kryetar partie një sekretar i Partisë së Punës, të vazhdojë të jetë ende figurë qendrore e politikës. Është edhe paaftësia, pamundësia, mos gjetja e kurajës brenda Partisë Demokratike për të bërë një distancim të tillë. Mesa duket metastazat e psikozës komuniste në këto 33 vite kanë qenë thjesht dhe vetëm në letargji. Kemi ecur gjithmonë me idenë se me kalimin e kohës do të fshihej, do të humbiste, do të tretej mentaliteti sovjetik, mentaliteti komunist.

Ja ku erdhi koha, pas 33 vitesh, në një moment ku u ndjenë të rrezikuar dhe u ndjenë të rrezikuar në fakt për shkak të asaj se çfarë ka qenë qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe kur doli në pah reagimi sovjetik i një përfaqësuesi, i fshehur brenda Partisë Demokratike. Po si mund të vazhdojë të jetë figurë qendrore një individ si Ilir Meta?! I cili përveç të shkuarës së majtë dhe që nuk e fsheh, mbart me vete, ka veshur me vete edhe atë që është ves i politikës shqiptare, të qenit dhe të konsideruarit të politikës si një mejdan ku bëhen vetëm pazare. 

Të gjitha këto nuk janë gjë tjetër, veçse dhe një shtysë shtesë edhe në këtë fushatë zgjedhore, ky komponent. Komponenti i dekomunistizimit si një nevojë e cila është shtyrë në kohë dhe nuk është bërë asnjëherë, por ka dhe aktualitetin e vet”, tha Alibeaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit