Home Sporti Allegri &#822...

Allegri “dorëzohet” për titullin pas humbjes: Jemi për 4 vendet e para!

133
0

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka analizuar humbjen ndaj Atalantës. Strategu i bardhezinjve është shprehur se ekipi i tij do të luftojë për 4 vendet e para.

“Është një moment i keq, ka ankth dhe shqetësim pasi nuk po shënojmë. Kemi humbur qetësinë. E vetmja gjë që duhet të bëjmë është të punojmë për të vazhduar kështu dhe për të shënuar pak. Sot krijuam shumë, por nuk arrijmë që t’i konkretiziojmë.

Mendoj se ky është një ekip i shkëlqyer, me vlera. Ka momente kur gjërat shkojnë më pak mirë. Juventusi është një ekip që mund të luftojë për katër më të mirat. por për momentin jemi prapa. Duhet të punojmë, por kam besim te kjo skuadër.

Unë mendoj se duhet të jemi realistë për renditjen që kemi. Kjo është mënyra e vetme që mund ta heqim presionin dhe të nxjerrim maksimumin prej tij. Nuk kam se çfarë tu them djemëve pas një prezantimi të tillë, kam besim te djemtë, që sot dhanë gjithcka. Gjykimet u mbeten atyre që flasin për të tilla gjëra”, deklaroi strategu i Juventusit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit