Home KRYESORE Ambasadori i ...

Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci: Lufta ndaj korrupsionit mbetet një përparësi në Shqipëri

12
0

Ditën e sotme pranë Ministrisë së Drejtësisë, Ministrja Etilda Gjonaj, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi dhe Ambasadori i Italisë Fabrizio Bucci, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për krijimin dhe vendosjen në shkollat e mesme shqiptare të një kurrikule mësimore me qëllim edukimin mbi ligjshmërinë.

Kjo marrëveshje synon të promovojë respektimin e ligjshmërisë dhe parandalimin e korrupsionit nëpërmjet eksperiencës së Avviso Pubblico, një shoqatë në të cilën bëjnë pjesë subjekte publikë italianë e që prej vitit 1996, punon në kuadër të trajnimit e sensibilizimit mbi temat e korrupsionit, të krimit të organizuar,të eko-mafies, të riciklimit, të tenderëve, të pasurive të konfiskuara dhe të sigurisë urbane.

Me këtë rast, Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci deklaroi:

“Lufta ndaj korrupsionit mbetet një përparësi për të gjitha vendet demokratike. Korrupsioni, para se të jetë një fenomen gjyqësor, është një fenomen kulturor, krijon një taksë të fshehtë që u ngarkohet shtetasve, sjell një përdorim jo efikas të burimeve publike dhe minon besimin e shtetasve në institucione. Kjo marrëveshje ndjek nismat e tjera që Italia ka ndërmarrë në Shqipëri në sektorin gjyqësor dhe synon të ndërgjegjësojë të rinjtë mbi këto tema nëpërmjet sistemit shkollor, sepse shkollat janë ato që formojnë qytetarët e së ardhmes”, tha ambasadori.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit