Home Sporti Ancelotti shp...

Ancelotti shpreh dëshirën: Real Madrid-Milan do të ishte një finale ideale

48
0

Real Madrid dhe Milan janë dy skuadrat e para gjysmëfinaliste në Champions League. Trajneri Carlo Ancelotti pas ndeshjes foli për rikthimin e kuqezinjvemes katër më të mirëve në Europë pas 16 vitesh.

“Arritje e madhe e Milanit, komplimente klubit dhe Maldinit. Por duhet komplimentuar edhe Napoli. Ata kanë zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm dhe do fitojnë titullin kampion me meritë. Napoli ka qenë skuadra më e mirë italiane e këtij sezoni, do e provojë sërish sezonin e ardhshëm.

Do të ishte ideale të përballeshim me Milanin në finale, por ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Historia në këtë kompeticion ka rëndësi të madhe.

Pesha e fanellës ndikon, nuk është rastësi që Reali dhe Milani janë skuadrat që kanë fituar më shumë Champions League. Fitorja ndaj Chelsea? Vuajtëm, por na shpëtoi Courtois në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë luajtëm më mirë. Ishim shumë të rrezikshëm në daljet në kundërsulme”, deklaroi Ancelotti pas suksesit 0-2 në “Stamford Bridge”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit