Home Sporti Ancelotti thu...

Ancelotti thumbon Milanin: Klubet që mendojnë vetëm për biznes, dështojnë

114
0

Shkarkimi i Paulo Maldinit nga Milani dhe komunikata e thatë e klubit ka lënë të zhgënjyer jo vetëm tifozët, por dhe trajnerin e Realit, Carlo Ancelotti, që ka një të kaluar shumë pozitive te kuqezinjtë,

“Unë në Madrid kam mësuar se historia e një klubi duhet respektuar gjithnjë. Për të ndërtuar një ekip në nivele të larta duke ruajtur memoria, e kaluara e klubit. Ajo që ndodhi me Maldinin tregon qartë mungesën e një kulture sportive, mungesën e respektit ndaj traditës milaniste. Është e vërtetë që me historinë nuk fitohet, por historia të mëson se si të fitosh.

Klubet që mendojnë të bëjnë biznes larg shpirtit sportiv janë të destinuara të dështojnë”, theksoi tekniku italian duke u ndalur më pas tek e ardhmja e tij: “Jam mirë në Madrid, kam një raport të shkëlqyer me Florentino Perez, jeta këtu është magjike. Është e vështirë të gjesh diçka më të mirë se Reali”, deklaroi Ancelotti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit