Home Euro 2020 Anglia mund Ç...

Anglia mund Çekinë dhe kryeson grupin, ndërsa Kroacia kualifikohet me plus një gol

10
0

Grupi D ka sjell 3 skuadra të kualifikuar për në fazën e 16 skuadrave më të mira në Kampionatin Evropian. Në “Wembley Stadium” Anglia bëri detyrën duke fituar minimalisht 1-0 kundër Çekisë. Sfida nisi me një ritëm të lartë teksa Sterling ju afrua golit që në minutën e dytë, por fati nuk ishte me të. Goli nuk do të vononte shumë, teksa në minutën e 12-të, do të ishte Grealish që do të shërben një asist fantastik për Sterling, i cili shënoi me kokë.

“Tre Luanët” kishin shanse për të realizuar edhe të dytin me Kane, por portierin Vaclik e ndali me një pritje të bukur në të 26-ën. Në krahun tjetër edhe Çekia provoi që të shënonte me Soucek që e dërgoi topin ngjitur me shtyllën në fundin e pjesës së parë. Fraksioni i dytë nuk do të sillte asnjë gol, me të dyja skuadrat që u pajtuan me këtë rezultat.

Republika Çeke siguroi një biletë për në fazën tjetër, por si vend i tretë, pas të dytin e mori Kroacia. Skuadra e Dalic mori një fitore spektakolare 3-1 ndaj Skocisë në Hampden Park. Vlasic i dha avantazhin kroatëve që në minutën e 17-të, por vendasit do të reagonin mjaft mirë. Në minutën e 42-të, me një goditje shumë të fortë në hyrje të zonës, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit.

Të dyja skuadrat u hodhën në sulm në kërkim të golit të avantazhit, pasi barazimi i eliminonte të dyja. Në minutën e 62-të, pas një aksioni me shumë kombinimi topi shkon në hyrje të zonës për Luka Modric, i cili realizoi me një goditje fantastike që shkoi në trekëndëshin e portës. Skocia u hodh në sulm në kërkim të golit, por la hapësira pas. Në minutën e 77-të pikërisht këtë gjë shfrytëzoi edhe Kroacia që shënoi dhe golin e sigurisë me Ivan Perisic. Avantazhi me gola e ngjiti Kroacinë në vendin e dytë në Grupin D. /R.Lika-Koha Jone/


LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit