Home Aktualitet Aplikimi i Ko...

Aplikimi i Kosovës për në BE, reagon menjëherë Vuçiç

188
0

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas lajmit të nënshkrimit të Kosovës për të anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, kreu i shtetit serb ka thënë se “ka kërkuar nga Perëndimi që t’i tregojë se cilin nga pesë apo gjashtë dokumentet e rëndësishme duan të respektojnë”.

Marrëveshja e Kumanovës, Karta e OKB-së, Rezoluta 1244, Marrëveshja e Brukselit apo Marrëveshja e Uashingtonit. Kemi ardhur te dokumenti i gjashtë shumë i rëndësishëm i BE-së nga viti 2003, dokumenti i famshëm i Selanikut, për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor. Dhe në dritën e paraqitjes së kërkesës për anëtarësim në BE të Kosovës, pyetja ime është nëse do të respektojnë dokumentet që kanë sjellë vetë, qoftë edhe atë historik nga Selaniku, sepse në pikën 5 të dokumentit të Selanikut, thuhet se mbështet plotësisht zbatimin e Rezolutës 1244. Pra, pyetja ime sot është se cilin nga këto gjashtë dokumente dëshironi të respektoni dhe ne do të pajtohemi absolutisht”, tha Vuçiç.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit