Home Aktualitet Arben Ahmetaj...

Arben Ahmetaj nuk është si Sajmir Tahiri dhe Lefter Koka! Po e arrestuan, ai do flasë!

1856
0

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj nuk është kockë e lehtë për tu gëlltitur nga mazhoranca apo nga Edi Rama. Ai nuk është si Sajmir Tahiri dhe Lefter Koka, që pranuan të mos flisnin kur prangat iu shtrenguan në qelitë e burgut të Tiranës.

Ahmetaj e lëshoi mbrëmë një silurë të vogël, por paralajmëruese ndaj kryeministrit Rama.

Një javë më parë po në emisionin Opinion, i pyetur se çfarë po ndodh me Arben Ahmetajn, zoti Rama deklaroi se “kush në ndërkohë gabon rrugë ose i merr koka erë dhe bashkë me qëllimet e shpallura kërkon të realizojë dhe qëllime të tjera, t’i dal për zot vetë pastaj”. Zoti Ahmetaj nga ana e tij, u përgjigj se “nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë”, duke shtuar se “nuk do desha të isha në pozicionin e kryeministrit që të pretendoja të bëja gjykatësin. Një sugjerim, të bëjë atë që bën më mirë, kryeministrin. Gjykatësi është pak i sikletshëm se duhet të njohësh procedurat dhe detajet”.

Ndarja mes zotit Ahmetaj dhe kryeministrit u zyrtarizua në korrik të vitit të kaluar, kur zoti Rama e shkarkoi nga detyra e zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Rindërtimin, ndërsa disa javë më pas e largoi dhe nga funksioni i drejtuesit politik të Partisë socialiste në një nga qarqet e vendit. Ndaj të gjithë ish bashkëpunëtorëve të tij, që kanë përfunduar para drejtësisë, zoti Rama ka përdorur të njëjtin arsyetim se “përgjegjësia është individuale”, duke larë duart me ta. Edhe për këtë pozicionim të tij, zoti Ahmetaj pati një koment kur u shpreh se “nuk jam te historia “është përgjegjësi personale”, se kjo nuk është e para, por e fundit”.

Pra ish-zv/kryeministri dhe njeriu që di shumë gjëra në qeverinë e PS duket se nuk dorëzohet lehtë si dy ish-ministrat e tjerë që sot gjenden në burg.

Nëse flitej për ish-ministrin e brendshëm Sajmir Tahirin se ka video dhe dokumenta komprementuese për mazhorancën, por nuk i përdori, Arben Ahmetaj nuk e ka aspak siklet që të nxjerrë çfarë ka ruajtur nga koha e tij në qeveri.

Burime të rezervuara thanë për KJ se ai ëshë shprehur që nëse më shesin për të ruajtur veten, unë nuk jam Tahiri apo Koka!

Fakti që ai doli në media për tu rrëfyer duket e njëjta skemë si para arrestimit të Sajmir Tahirit dhe Lefter Kokës.

Njëherë i nxjerrin të rrëfehen në publik dhe më pas i arrestojnë!

Nuk dihet nëse e njëjta skemë po luhet edhe për Arben Ahmetaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit