Home Aktualitet Arbjan Maznik...

Arbjan Mazniku kërkon bashkimin e Vorës dhe Kamzës me Tiranën: Nuk do të kishte më ndjesi se do ishin “nivel i dytë”!

320
0

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku në dëgjesën e sotme në mbledhjen e Komisionit për Reformën Territoriale u shpreh se bashkimi i Vorës dhe Kamzës në territorin e Tiranës do të jepte cilësi më të mira për qytetarët.

Bashkimi i Vorës dhe Kamzës në territorin e Tiranës do jepte cilësi më të mirë për qytetarët. Dhe që këta të fundit të mos kishin një ndjesi si pjesë e një qyteti të nivelit të dytë”, ka thënë ndër të tjera Mazniku.

Arbian Mazniku njihet si dora e djathtë e Erion Veliajt dhe ka një eksperiencë të dobishme në punët e bashkisë. Sugjerimet e sotme janë pjesë e një studimi që ekipi i Bashkisë së Kryeqytetit ka bërë ndër vite.

Në të vertetë, në përditsinë e ngjarjeve, sa herë vijnë në kryeqytet banorët e Kamzës quhen padrejtësisht se “erdhën ata të dorës së dytë, se nuk janë tiranas!”.

Ndaj propozimi për një Bashki më të madhe, ku të futet Vora dhe Kamza, është tregues se si po rritet Tirana dhe “periferitë” duhen të jenë pjesë e Bashkisë së madhe.

Po kush është Arbjan Mazniku?

Arbjan Mazniku është nënkryetar i Bashkisë së Tiranës që nga shtatori i vitit 2015. Më parë, ai ka qenë zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit për periudhën 2 vjeçare. Para se të merrte përsipër këto detyra, Arbjani ka qenë Drejtor Ekzekutiv i Institutit AGENDA, një organizatë në Tiranë që merret me kërkime dhe analiza të politikave publike në Shqipëri, sidomos në fushën e qeverisjes, Integrimit Europian dhe zhvillimit ekonomik dhe social.

Në janar të vitit 2008 Mazniku ka punuar për MJAFT, lëvizja civile më e suksesshme, e cila nxiti reagimin dhe aktivizimin e të rinjve për çështje të ndryshme politike e sociale.

Nga vitet 2005-2007, Arbjan Mazniku ka qenë Drejtor për Politikat e brendshme në MJAFT dhe nga viti 2003-2005 ka qenë Drejtor Komunikimi në MJAFT.

Përpara aktivizimit në MJAFT, Arbjani ka drejtuar Shoqatën Ndërkombëtare të Debateve në Shqipëri për 3 vjet, duke kordinuar programet e debatit për Gjimnazet dhe Universitetet.

Arbjan Mazniku ka studiuar për Gazetari në Universitetin e Tiranës dhe zotëron një Master në Profilin Komunikim Politik nga Universiteti Sheffield në Britaninë e Madhe

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit