Home Aktualitet Arrestimi i D...

Arrestimi i Dritan Rexhepit, mediat ekuadoriane: Krijoi lidhje deri në qarqet më të larta të politikës vendase përmes…

129
0

Dritan Rexhepi, kreu i grupit narkokriminal të njohur si Kompania Bello, u arrestua në Stamboll në kuadër të një operacioni të përbashkët të quajtur “Cartel”. Gazeta ekuadoriane “El Universo”, shkruan se Rexhepi është nën akuzë për trafikun e drogës. Njeriu i njohur si “Car” ose Mbreti i kokainës u dënua në Ekuador me 13 vjet burg, nga të cilat kreu vetëm 7. Përfitimi i burgut para lirimit u dha në vitin 2021, pavarësisht se kërkesat për ekstradim të bëra nga Italia dhe Shqipëria rëndonin mbi të.

Marrëdhëniet e zbuluara të biznesit mes Cherres, Rexhepit dhe mafies shqiptare tërhoqën vëmendjen jo vetëm sepse ishin biznese që kishin të bënin me krijimin e kompanive frontale për transportin e drogës nga Ekuadori në Evropë dhe pastrim parash, por edhe për miqësinë e ngushtë të Cherres dhe Danilo Carrera, kunati i presidentit të Republikës, Guillermo Lasso.

Raportet e policisë tregojnë se karteli i udhëhequr nga Rexhepi transportonte ngarkesa të panumërta miliona dollarëshe droge nga vendet e Amerikës së Jugut në Evropë. Besohet se shqiptari, gjatë kohës që ishte i ndaluar në Ekuador, ka vazhduar të drejtojë dërgesën e drogës, ndërsa aktiviteti është shtuar kur ai ishte jashtë burgut dhe jashtë kontrollit të sistemit të drejtësisë ekuadoriane.

Edhe pse është ngritur hetim për shtatë persona, ky numër i të dyshuarve mund të rritet në varësi të elementeve që prokurori konstaton në fazën e hetimit, madje ekziston mundësia që krimi për të cilin u hap fillimisht të riformulohet procesi penal. Emri i shqiptarit Dritan Rexhepi, Dritan Gjika apo Benjamin Omar Pérez García emri i rremë, ka bërë bujë në mediat e huaja. Dyshohet se ai kishte edhe lidhje të forta politike në Shqipëri, të cilat i kanë hapur udhë pa i krijuar shqetsime nga organet ligjzbatuese shqiptare. Marrë nga Balkan Web

Burimet tregojnë se po hetohen dhe lidhjet me zyrtarë nga Tirana.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit