Home Sporti Atalanta fito...

Atalanta fiton me përmbysje ndaj Sassuolos, ngjitet në krye (VIDEO)

107
0

Atalanta vijon ecurinë e rezultateve pozitive në kampionat, duke marrë një fitore 2-1 me përmbysje ndaj Sassuolos. Miqtë do të kalonin të parët në avantazh në minutën e 41-të me Kyriakopoulos, i cili finalizoi një aksion perfekt nga krahu i djathtë.

Skuadra e Gasperinit reagoi menjëherë duke barazuar me Pasalic në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë. Në fillimin e pjesës së dytë ndërkohë Sassuolo do të gjente menjëherë dhe golin e dytë.

Ademola Lookman dhuron spektakël brenda zonës me një veprim shumë të bukur dhe më pas e dërgon topin në trekëndësh. Vendasit më pas administruan më së miri rezultatin deri në fund, teksa tashmë ngjiten përkohësisht në krye me 24 pikë, 1 më shume se Napoli. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit