Home Aktualitet Viktimat babë...

Viktimat babë e bir, ishte dita e parë dhe e fundit e punës!

1711
0

Tragjedia në Lushnjë solli dy viktima dhe disa të plagosur, ndër ta edhe deputeti e PS, Bujar Çela. Magazina dhe godina ishin pronë e deputetit socialist, ku po bëheshin punimet.

Ishte ora 15:30, kur babë e bir Roland dhe Lidio Hoxha ndodheshin në vinç dhe aksidentalisht prekën telat e tensionit të lartë, lëvizje e cila iu mori jetën.

Pas kontaktit me tensionin e lartë dyshohet se disa bombula oksigjeni kanë nxitur shpërthimin e fuqishëm që la pas edhe disa të plagosur, mes tyre edhe deputetin socialist Bujar Çela. Shpërthimi u ndje në të gjithë qytetin.

Paraprakisht dyshohet se vinçi ka qenë duke ngritur bombola me oksigjen, të cilat do të përdoreshin për saldimin e pjesëve metalike të kapanonit dhe nga kontakti me linjën e tensionit të lartë u shkaktua shpërthimi i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit humbi jetën në vendngjarje Roland Hoxha, vinçieri, ndërsa djali i tij, Lidio, humbi jetën rrugës duke ardhur në Tiranë për te trauma. I riu kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni.

Ishte dita e parë e punës për të dy, por ata nuk e dinin që kjo do të ishte edhe dita e fundit e jetës së tyre.

Në foto: Roland Hoxha  dhe Lidio Hoxha ( i biri)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit