Home Aktualitet Banorët e 5 M...

Banorët e 5 Majit dhe të Paskuqanit në protestë: Kërkojmë informacion

31
0

Banorët e “5 Majit” dhe të Paskuqanit kanë protestuar ditën sotme pranë ambienteve të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimeve.

Ata kërkojnë informacion se si do të procedohet me banesat e tyre.

“Të vijnë të na japin informacioni se si do të procedohet. Çdo person i Tiranës ka nevojë të dijë se si do të trajtohen, duhet të dinë se si do të veprohet me ta apo do të qëndrojnë në qiell të hapur. Kjo është e drejta jonë, na e garanton Kushtetuta”, tha një nga banorët.

Ndërkohë banorët janë njoftuar nga Drejtoresha e Shpronësimeve se do t’i presë në zyrë , një grup që përfaqëson banorët, për të mësuar më shumë detaje rreth situatës dhe shqetësimeve të tyre.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit